Telegrafi

Varrosi i ashpër me VIP-at: E keni quajtur vëlla Noizyn, ku jeni tani?

Foto: Screenshot/Instagram

Miku i Noizyt, Varrosi, ka bërë një postim në rrjete sociale për të gjithë VIP-at, të cilët e kanë quajtur reperin mik e vëlla.

Ai thotë se ka prej tyre që e kanë bërë me zemër, por ka edhe nga ata që e kanë bërë vetëm për sy e faqe.

Megjithatë, artisti kërkoi përkrahjen me të duke shtuar se Rigels Rajku (emri i vërtetë) ka qenë i afërt dhe ju ka ndihmuar të gjithëve.

Reagimi i plotë i Varrosit:

“Kjo është për të gjithë ju VIP-at që e keni quajtur Noizyn vëlla, mik, shok, ku jeni tani kur duhet të tregoni vëllazërimin, miqësinë, shokun. I kam parë të gjitha ato që e kanë bërë me zemër (shumë faleminderit nga zemra ju).

Ata që e kanë bërë për sy e faqe edhe ata që nuk kanë reaguar fare, po vëllai im ka faj që ju ka respektuar e ju ka ndihmuar e përkrah juve po ai do të dalë me kokën lart edhe me faqen e bardhë edhe do vini sërish duke u lëpirë si herë të tjerë.

Lirim për Noizyn dhe për DJ Crax.

Shihemi së shpejti vëllezër”.

Foto: Screenshot/Instagram

Noizy dhe DJ i tij, Crax, pritet që të ekstradohen në Kosovë.

Reperi i njohur për avokat ka angazhuar Besnik Berishën. /Telegrafi/