Sot iu dha lamtumira e fundit njërit prej yjeve hollivudiane, Luke Perryt.
Aktori i “Beverly Hills” dhe “Buffy the Vampire Slayer”, Perry u varros i veshur me një kostum prej kërpudhave.
Vajza e artistit të ndjerë, Sophie ka treguar arsyen pse e ka varrosur të atin në një varr të tillë.
“Në dhjetor shkova në San Francisco me dy miqtë e mi më të mirë. Njëri prej tyre, kurrë nuk kishte qenë në Kaliforni, kështu që ne shkuam të vizitojmë Redwoods. Kam bërë këtë fotografi ndërsa ishim atje, sepse mendova, “ato kërpudha janë të bukura.” Tani, kërpudhat mbajnë një kuptim krejtësisht të ri për mua”.
“Çdo shpjegim që jap unë nuk do të bëjë drejtësi, por është në thelb një mundësi e varrimit miqësor me anë të kërpudhave. Babai im e zbuloi atë dhe ishte shumë i emocionuar nga kjo sesa e kam parë ndonjëherë. Ai u varros në këtë kostum, një nga dëshirat e tij të fundit. Ato janë me të vërtetë një gjë e bukur për këtë planet dhe unë dua ta ndaj me të gjithë ju”, ka shkruar ajo në Instagram.
Ajo më tutje ka treguar se një kovë kërpudhash i ka kushtuar më shumë se 1.500 dollarë.
Ndryshe, ai ndërroi jetë si pasojë e komplikimeve nga goditje në tru që e kishte pësuar gjatë muajit mars. /Telegrafi/