Një prift në Indi ka aplikuar një ritual të çuditshëm për të luftuar pandeminë e coronavirusit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Srinivasa Siddhar, nga shteti jugor i Tamil Nadu, varroset deri tek qafa në baltë, dhe e përcolli ritualin me zjarr përreth, me shpresën që do të ndalte krizën globale shëndetësore.
Kështu i gjallë, ai qëndroi i varrosur në baltë për tetë orë të jashtëzakonshme.
Iniciativa që u realizua në tempullin Pratyangra Devi në Thoothukudi, u kap nga kamerat.
Videoja tregon priftin i cili varrosi trupin e tij në baltë, ndërsa ka lënë zbuluar vetëm kokën e tij. Siddhar mund të dëgjohet duke shprehur lutjet e tij. /Telegrafi/