Site icon Telegrafi

Varrosen viktimat e masakrës në Mal të Zi

Një numër i madh i qytetarëve malazezë i bënë nderimet e fundit viktimave të krimeve në Cetinje, ndërsa dhjetë viktima u varrosën në varrezat e qytetit të Cetinjës, në Bajice, Gradac dhe Lubotinje.

Kryetari i Komunës së Cetinjes, Nikola Gjuraskoviq, tha se një tragjedi e përmasave të paprecedentë ka goditur Cetinjen dhe Malin e Zi dhe i ka lënë të gjithë të tronditur.

Lexo po ashtu Një krim që nuk mbahet në mend në Mal të Zi - si rrodhi ngjarja ku mbetën të vdekur 11 persona

Më herët në Shtëpinë e Qeverisë në Cetinje u mbajt një përkujtim për të vrarët në atë sulm, raporton rtcg.

Sipas të dhënave zyrtare, sulmuesi Vuk Boriloviq hyri në banesën e qiramarrësve të tij në orën 15:30 të premten dhe vrau një djalë njëmbëdhjetë vjeçar në derë, pastaj vëllain e tij tre vjet më të vogël, dhe më pas qëlloi nënën e tyre përmes dritare.

Pasi i ka vrarë, ka telefonuar babanë dhe burrin e tyre dhe i ka thënë, “Kam vrarë edhe familjen tënde”.

Lexo po ashtu Dëshmitarët flasin rreth tragjedisë në Mal të Zi - tregojnë edhe motivin e mundshëm të vrasjes së 11 personave

Në 45 minutat e ardhshme, 80 metra larg shtëpisë së tij, ai vrau shtatë persona të tjerë dhe plagosi gjashtë.

Policia ka njoftuar se ka shtënë 20 plumba në drejtim të Boriloviqit. Ata ende janë duke përcaktuar rrethanat e krimit dhe nëse Boriloviq ka vdekur si pasojë e një plage të rëndë apo një plumbi që më pas është shkrepur nga një qytetar i cili thuhet se nuk është në dispozicion të policisë. /Telegrafi/

Exit mobile version