Site icon Telegrafi

Varrosen pesë anëtarët e familjes Bllaca në Gjilan

Në varrezat e fshatit Cernicë të Gjilanit iu është dhënë lamtumira e fundit pesë anëtarëve të familjes Bllaca.

Pesë anëtarët e familjes Bllaca, kanë vdekur ditën e martë. Dyshohet se zyrtarja policore V.B ka privuar nga jeta prindërit, dy vëllezërit dhe më pas vetën, transmeton Telegrafi.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vrasja dyshohet të jetë kryer me revolen e Policisë së Kosovës, për të cilën dyshohet se e ka poseduar viktima V.B.

Lexo po ashtu Vrasje e shumëfishtë në Gjilan, dyshohet se zyrtarja policore vrau 4 anëtarë të familjes dhe në fund veten

Ndryshe, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se familja Bllaca ka qenë familje e ndershme, dhe rasti tragjik ka goditur gjithë komunën./Telegrafi/

 

 

 

 

Exit mobile version