Familjarët e djaloshit shtatë vjeçar në Kosovë, kanë rrëfyer për RTV Dukagjinin se si ndodhi ngjarja e vrasjes mizore të vogëlushit nga ana e 75 vjeçares. Thonë se familja e djaloshit nuk kishte problem me askënd në Zvicër.
Vrasja me thikë e 7 vjeçarit shqiptar në Bazel të Zvicrës ishte lajm i rëndë për familjarët që jetojnë në Kosovë.
Skënder Mahmuti ka kontaktuar me familjarët tjerë që janë në Zvicër për të marr vesh se si ndodhi ngjarja.
Ai thotë se familja e djaloshit nuk ka pasur ndonjëherë konflikt me dikë.
“Djali ka qenë fëmijë i qetë, fëmijë i urtë, i bukur si lule…Unë dhe gruaja jemi pensionistë të Zvicrës, ndërsa dy djemtë jetojnë në Zvicër. Kurrë problem me askënd nuk kemi pasur”, tregon për RTV Dukagjinin Skënder Mahmuti.
Në kontaktet e para që ka pasur me djemtë e tij në Zvicër, ai përshkuan ngjarjen se si ndodhi.
“Sipas një informate nga djali i madh i cili ka qenë polic në Kosovë, ndërsa tani është në Zvicër, thuhet se plaka ka hyrë në mishtore dhe ka marrë një thikë. Tash a ka qenë iniciativë e atij punëtori të mishtores apo vet plaka ka qenë psikopate nuk e dimë”, tregon Skënder Mahmuti.
Sipas familjarëve varrimi i 7 vjeçarit do të bëhet në fshatin Bregu i Zi të Lipjanit, pasi të kryhen të gjitha procedurat mjekësore./Telegrafi/