Në ishullin Lesbos në Greqi, janë varrosur deri më tani më se 400 emigrant, të cilët kanë vdekur, derisa po largoheshin nga Turqia për në Bashkimin Evropian.
Për çdo ditë, në këtë vend kalojnë më se 2,000 emigrant me anije dhe barka, që nuk janë të përshtatshme për det.
Për pasojë, shumë vdesin në ujë, apo duke mos mundur të përballojnë lodhjen, urinë dhe stresin.
Trupat e këtyre emigrantëve të paidentifikuar, është dashur të varrosen, nga frika e shpërthimit të ndonjë epidemie.
Në vend të epitafit, në mermerin sipër varrit, atyre u shkruan ‘burrë i panjohur’ apo ‘grua e panjohur’, data e varrimit dhe një numër.
UNHCR ka kërkuar të mbahet evidencë për vdekjet, në mënyrë që të bëhet më i lehtë identifikimi i trupave, pas rivarrimit. /Telegrafi/