Telegrafi

Varka shpërthen në flakë në Kaliforni, dyshohet se kanë humbur jetën 30 persona

Të paktën 30 veta supozohet se kanë humbur jetën ditën e sotme në Kaliforni, pasi një varkë shpërtheu në flakë në brigjet e saj.

Në varkë ishin 34 persona dhe sipas autoriteteve, u arrtit të shpëtoheshin nga zjarri vetëm katër anëtarë të ekuipazhit, përfshirë edhe kapitenin.

Sipas ‘Fox’, rojet bregdetare kanë arritur të shpëtojnë vetëm 4 anëtarë të ekuipazhit.

Anëtarët e ekuipazhit kanë qenë në gjendje të hidheshin nga varka, përpara se të shpëtonin nga rojet bregdetare që ndërhynë me dy helikopterë dhe tre anije.

Mediat e huaja shkruajnë se në ndihmë të personave në varkë u nisën mjete të shumta lundrimi, por shpërthimi kishte rezultuar fatal për ta, përcjell javanews.al.

Autoritetet lokale, tani për tani, nuk e konfirmojnë numrin e viktimave dhe flasin vetëm për 4 persona të shpëtuar.

Watch the latest video at foxnews.com