TechArt Magnum Sport e ka prezantuari variantin e ri të Porsche Cayenne.
Ky edicion i punuar ka një dizajn që garanton aerodinamikë më të madhe, transmeton Telegrafi.
Në pjesën e përparme janë tri formësime dinamike, që pos pamjes të bukur, lejojnë që të hyjë një sasi e madhe ajri gjatë vozitjes.
Ndryshimet që i janë bërë këtij modeli, si dhe punimet shtesë në motor, bëjnë që kjo veturë të ketë 700-kuaj fuqi. /Telegrafi/