Qeveria e Kosovës, pritet sot të marrë vendim për ndalimin e hyrjes në Kosovë për personat që vijnë nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut për shkak të variantit të ri të virusit në ato shtete.
Telegrafi merr vesh se ky vendim pritet të miratohet në mbledhjen e thirrur në ora 15:00.
Kurse masat tjera do të vazhdojnë të mbesin në fuqi, përfshirë këtu edhe orën policore.
Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë e deri tani Kosova ka regjistruar mbi 100 mijë raste me COVID, dhe 2 mijë e 198 raste të vdekjes.
Aktualisht raste aktive janë 7.156. /Telegrafi/