Komisioneri Evropian për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë së Mirë, Oliver Varhelyi ka vizituar sot qytetin bregdetar të Vlorës për të inspektuar disa punime financuar nga Bashkimi Evropian.
I pyetur nga gazetarët, ai ka folur dhe për rrugëtimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë drejt BE-së.
“Sytë dhe veshët tanë sot janë të drejtuar kah Shkupi dhe duhet të zhvillojmë një debat demokratik. E patë që Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dha një kontribut të drejtpërdrejtë, të veçantë. Le të zhvillohet atje debati dhe pastaj le të themi qëndrimet tona”, tha Komisioneri Varhelyi.
Sa i përket Shqipërisë, sipas Varhelyit, ajo bëri gjithçka për të arritur në konferencën e parë ndërqeveritare.
“Besoj se java e ardhshme do të jetë java që kemi pritur kaq gjatë”, shtoi Varhelyi.
Kujtojmë se, seanca plenare për propozimin francez në Kuvendin e Maqedonisë pritet të vijoj nesër me fillim nga ora 11:00.