Site icon Telegrafi

Varhelyi: E përshëndes marrëveshjen për mbajtjen e zgjedhjeve më 15 korrik në Maqedoni

“E përshëndes marrëveshjen e sotme në mes partive politike në Maqedoninë e Veriut, për të mbajtur zgjedhje më 15 korrik”.

Ky është reagimi i eurokomesarit për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Oliver Varhelyi, pas marrëveshjes që sot e arritën Zoran Zaev dhe Mickoski.

Lexo po ashtu Zaev: Zgjedhje do të ketë më 15 korrik

Varhelyi thotë se ky është sinjal i mirë për vendin, qytetarët dhe rrugën evropiane, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“E përshëndes marrëveshjen e sotme të partive kryesore politike në Maqedoninë e Veriut për mbajtjen e zgjedhjeve më 15 korrik. Një sinjal i rëndësishëm për vendin, qytetarët dhe rrugën evropiane, kjo marrëveshje hap rrugën drejt zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe gjithëpërfshirëse, që do të vëzhgohen nga OSBE/ODIHR”, ka shkruar Varhelyi.

Ndryshe, sot Zaev dhe Mickoski arritën konsensus që zgjedhjet kuvendare të mbahen më 15 prill./Telegrafi/

Exit mobile version