Site icon Telegrafi

Varhelyi dhe Von der Leyen urojnë Maqedoninë e Veriut për miratimin e propozimit francez

Komisioneri europian për zgjerim dhe fqinjësi, Oliver Verhelyi ka mirëpritur vendimin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për përkrahjen e propozimit francez, të cilin e miratuan me 68 vota pro.

‘Mirëpres rezultatin e votimit të sotëm pas ditëve të fundit të diskutimeve në Parlamentin e Maqedonisë, duke dhënë mandat të qartë për Qeverinë pas pranimit të propozimit francez. Mezi presim të hapim negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut”, ka shkruar Varhelyi.


 

Pas miratimit të propozimit, Maqedoninë e ka uruar edhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila e ka cilësuar momentin si historik.

“Urime Maqedonisë së Veriut për votimin që tani hap rrugën për hapjen e shpejtë të negociatave të anëtarësimit. Ishte një mundësi historike dhe ju e kapët atë. Një hap i madh në rrugën tuaj drejt të ardhmes evropiane”, shkruan der Leyen.

Ndryshe, edhe shumë figura politike nga vendi kanë uruar popullin për miratimin e propozimit francez nga përfaqesuesit e tyre në kuvend, duke e cilësuar vendimin si historik dhe përparimtar për Maqedoninë e Veriut.

Exit mobile version