Komisioneri për zgjerimin e Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, gjatë një konference për media në Samitin e Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, ka deklaruar se drejtësia duhet të flas për autorët që sulmuan policët në veri të Kosovës.
Varhelyi tha se qëndrimi i tyre ka qenë i qartë dhe se autorët në sulmin në veri të Kosovës duhet të dalin para drejtësisë.
“Së pari ne duhet të kemi një ulje të plotë të tensioneve mes Beogradit dhe Prishtinës. Së dyti duhet të rikthehet dialogu dhe në këtë punë të jepen rezultate duke vënë në zbatim të gjitha marrëveshjet e mëparshme, përfshirë ata në Ohër. Së treti, të gjithë ata autorët duhet të sillen para drejtësisë dhe drejtësia jo vetëm që duhet të flas, pra autoritet serbe duhet që plotësisht të bashkëpunojnë me ne në lidhje me këtë çështje dhe kjo besoj që kjo është gjuhë e qartë, nuk mund të ketë ndonjë keqkuptim dhe një mendim personal lidhur me këtë çështje, për aq kohë sa Ballkani Perëndimor e mendon këtë zonë me si zona me totalin zero, atëherë duhet të ndryshojë kjo mendësi sepse Ballkani perëndimor do të pësojë, duhet të ndryshohet ky qartë dhe ndryshohet vetëm me dialogun Kosovë-Serbi”, tha Varhelyi, transmeton KP.
Ai shtoi se rreth 15 milardë euro kanë investuar në Ballkanin Perëndimor për të transformuar ekonomitë e këtij rajoni.
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani tha se formati i dialogut Kosovë-Serbi duhet ngritur në nivelin e një konference normalizmi me planin franko-gjerman si udhërrëfyes për normalizimin.
“Ne presim që Serbia të nis një hetim serioz për grupin terroristë kriminal të përfshirë në sulmin e armatosur në veri të Kosovës, që pati një oficer policie të vrarë dhe një të plagosur, si dhe lidhjet e këtij grupi me trafikantët e armëve në Serbi apo diku tjetër“, tha ai.