Fabian Vargas e ka kujtuar një moment të rëndësishëm në karrierën e tij ku përfshihet Lionel Messi.
Ish-lojtari i Boca Juniors dhe America, kishte luajtur edhe për Almerian në La Liga, por në ndeshje ndaj Barcelonës ai kishte humbur 8-0.
Sidoqoftë, ish-mesfushori, tani 39-vjeçar i kishte bërë një kërkesë Lionel Messi para ndeshjes.
“Para ndeshjes, disa miq më kishin telefonuar dhe ma kërkuan fanellën time për ta futur në ankand dhe paratë do të shkonin në të mirë të viktimave në vendin tim (Kolumbi) për shkak të përmbytjeve që ndodhën në atë vit”, fillon rrëfimin e tij Vargas për El Pais.
“Por unë përfitova nga ndeshja ndaj Barcelonës dhe shkova ta kërkoj Leo [Messi] para ndeshjes për t’i treguar situatës dhe e pyeta nëse ai mund të më jepte fanellën e tij”, thotë Vargas.
Sigurisht, humbja e 8-0 i shqetësoi lojtarët e Almerias, përfshirë edhe Vargasin. Në fakt, ish-futbollisti i Kombëtares së Kolumbisë harroi që ia kishte kishte kërkuar fanellën e fituesit të ‘Topit të Artë’.
“Unë e lashë fushën aq i zemëruar dhe i trishtuar sa që harrova temën [se ai i kishte kërkuar Messit fanellën e tij]”, kujtoi ai.
Epo, duket sikur dikush nuk harroi. Ndërsa Vargas ishte në dhomën e zhveshjes, një person nga stafi i klubit të Almerias iu afrua dhe i tha që ishte dikush që dëshironte ta shihte.
Kur ai del jashtë, e sheh Messin që ardhur të fliste me të. “Unë dola jashtë dhe aty ai (Messi) ishte me një çantë të vogël”.
“Mbaj mend që ai tha: “Ja, këto janë fanellat që munda t’i mblidhja për ty”. Unë e falënderova dhe e përqafova [duke menduar se ishte vetëm fanella e tij ashtu siç ia kisha kërkuar] “.
Kur Vargas u kthye përsëri në dhomën e zhveshjes dhe vendosi të hedh një vështrim brenda çantës, ai pa befasi shumë, shumë të madhe.
“Kur u ktheva dhe hapa çantën, kishte [jo vetëm] fanellën e Messit, por edhe ato të Xavi, [Andres] Iniesta, Dani Alves, [Gerard] Pique dhe [Carles] Puyol”, tregon kolumbiani.
“Nuk do ta harroj kurrë atë gjest. [Uroj që ai] të vazhdojë të thyejë rekorde. Kjo edhe për shkak të gjestit të tij ndaj meje”, e mbyll rrëfimin e tij Vargas. /Telegrafi/