Telegrafi

Vardy kërkohet nga skuadra londineze

West Ham Unitedi raportohet se gjatë verës do të bëjë ofertë për yllin e Leicester Cityt, Jamie Vardy.

29-vjeçari ka joshur interesimin e shumë skuadrave, duke i ndihmuar “Dhelprave” që të fitojnë titullin e Premier Ligë, vetëm një vit pasi klubi siguroi luftën për mbijetesë.

Vardy, i cili këtë sezon ka shënuar 24 gola, ka insistuar se është i lumtur te Leicesteri, por “Çekanët” do të tentojnë ta joshin me një ofertë të majme.

Sipas London Evening Standard, West Hami beson se Vardy mund të joshet me kalimin e klubit në Stadiumin Olimpik të Londrës.

West Hami dje ka konfirmuar se ka ofruar 24 milionë funte për një lojtar francez, ndërsa 25 milionë në një sulmues që luan në Angli.