Jamie Vardy ishte një nga lojtarët më të kërkuar nga Arsenali në këtë afat kalimtar.
Për këtë ka folur edhe sulmuesi i Leicester Cityt, i cili me krenari flet për refuzimin që ia ka bërë Topçinjve.
“Nuk ishte aq e madhe. Ishte diçka mjaft e lehtë, është këtu (Leicesteri) ku dua të jem”, ka thënë Vardy.
Sulmuesi anglez në sezonin e kaluar shënoi 24 gola në Ligën Premier. /Telegrafi/