Raphael Varane ka thënë se thashethemet se Neymari mund të transferohet në Santiago Bernabeu, i ka shpërqendruar lojtarët e Real Madridit.
Sulmuesi brazilian ishte në qendër të vëmendjes së afatit kalimtar veror, derisa po e kërkonte largimin nga Paris Saint-Germain dhe rikthimin në Spanjë.
“Çdo ditë kemi pritur një prezantim të ri – përfunduam duke e humbur përqendrimin në sezonin e ri”, ka thënë Varane për Le Parisien.
“Ne nuk flisnim çdo herë për të, pasi mundoheshim të fokusoheshim në fillimin e sezonit, mirëpo ne e kemi pritur Neymarin këtu”, ka shtuar më tej francezi.
Varane dhe bashkëlojtarët e tij janë duke u përgatitur për përballjen ndaj PSG-së në kuadër të Ligës së Kampionëve që zhvillohet të mërkurën e kësaj jave. /Telegrafi/