Telegrafi

Varane: Do ta ftoj Mbappen te Reali

Raphael Varane do donte ta shihte Kylian Mbappen të vinte në Real Madrid dhe thotë se shpreson të diskutojë këtë mundësi me yllin e Monacos.

Mbappe është një nga lojtarët më premtues të Evropës, duke shënuar 15 gola në 29 paraqitje bë Ligue 1 dhe gjashtë gola tjera në nëntë ndeshje në Ligën e Kampionëve.

Lexo po ashtu Interi favorit për nënshkrimin e Jamesit

Reprezentuesi francez ka tërhequr interes nga ekipet më të mira të Evropës, përfshirë Madridin, dhe Varane shpreson që ai të përfundoj në klubin kryeqytetas.

“Mbappe është një djalosh shumë i mirë me një potencial të madh”, ka thënë fillimisht Varane për Telefoot.

“Do të ishte kënaqësi ta shihja këtu [Real]”, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu City gati të thyej rekordin botëror për Mbappen

“Përveç kësaj, ai është francez, kështu që do të jetë i mirëpritur. Do ta diskutoj me të rreth një transferimi”, përfundoi mbrojtësi francez.

Ndryshe, më herët gjatë ditës u përfol rreth një oferte rekord botëror të Manchester Cityt për talentin francez. /Telegrafi/