Telegrafi

Varane: Reali fitues shkaku atmosferës që krijojnë Ronaldo, Ramos e Marcelo

Raphael Varane ka thënë se Cristiano Ronaldo, Sergio Ramos dhe Marcelo e kanë krijuar mentalitetin fitues te Real Madridi.   

Spanjollët fituan Ligën e Kampionëve duke e mposhtur Juventusin me rezultat të pastë 4-1.

“Ata që kanë krijuar atmosferë relaksuese dhe fituese janë Cristiano Ronaldo, Ramos dhe Marcelo”.

“Suksesi i Zidanes ka ardhur nga qetësi që ekziston edhe nëse skuadra humbet, pasi kjo qetësi qëndron pa marrë parasysh se çfarë ndodh”.

“Kjo qetësi përcjell besimin dhe siguri. Trajneri flet pak, por kur e bën këtë, ka rëndësi”.

“Më pëlqen se si ai vepron është shumë ndryshe nga Jose Mourinho”.

“Ekziston një harmoni e vërtetë. Ai është me të vërtetë i kënaqur me ne, por ai qëndron larg kur është e nevojshme”, ka thënë Varane. /Telegrafi/