Telegrafi

Varane pritet të fluturojë sot drejt Mançesterit për të kompletuar transferimit te Unitedi

Mbrojtësi francez, Raphael Varane më në fund pritet të udhëtojë drejt qytetit të Mançesterit për të kompletuar transferimin te Manchester Unitedi pas arritjes së marrëveshjes së klubit anglez me Real Madridin.

Transferimi i Varanes në Old Trafford po shkon drejt fundit dhe konfirmimi i francezit si lojtar i Djajve të Kuq.

Sipas mediave, Varane thuhet se është gati të fluturojë sot (e enjte) për në qytetin e Mançesterit.

Lexo po ashtu Varane i tha Real Madridit të harrojë ofertat nga Chelsea e PSG dhe të përqendrohet vetëm te Man Utd

Çështja e vizës së tij më në fund do të zgjidhet në orët e ardhshme, edhe pse plani fillestar ishte të fluturonte në fillim të kësaj jave.

Me arritjen e Varanes në Angli, mbrojtësi do t’i nënshtrohet karantinës, testeve mjekësore dhe më do të vjen njoftimi zyrtar.

Kontrata e vlefshme deri në vitin 2025 është tashmë në duart e agjentëve të yllit francez. /Telegrafi/