Real Madridi mund të humbë shërbimet e mbrojtësit Raphael Varane gjatë verës.
Sipas “Le 10 Sport”, qendërmbrojtësi është i nervozuar që nuk është në planet e trajnerit Zinedine Zidane për t’u paraqitur në ekipin e parë.
Ky lajm vjen pas raportimeve se trajneri i ri i Bayern Munichut, Carlo Ancelotti, ka shprehur interesim për 22-vjeçarin francez.
Në garë për shërbimet e tij është edhe Manchester Unitedi. /Telegrafi/