Site icon Telegrafi

Varane mund të largohet prej Realit, Lopetegui preferon Nachon para francezit

Manchester United po e vëzhgon situatën e Rafael Varanes në Real Madrid.

Është zbuluar se shefi i Djajtë e Kuq, Ed Woodward bëri një përpjekje për francezin teksa ishte takuar me presidentin e Realit, Florentino Perez.

Woodward ishte i gatshëm të ofrojë 100 milionë euro për qendër mbrojtësin, por Perez nuk pranoi të merrte parasysh ndonjë ofertë.

Megjithatë, Marca shkruan sot se futbollisti po e rishqyrton pozicionin me trajnerin e ri Julen Lopetegui, i cili duhet se nuk ka besim te francezi.

Spanjolli po e favorizon Nachon si partner në qendër të mbrojtës, Sergio Ramos para Varanes. Ish trajneri i Spanjës është një tifoz i madh i bashkatdhetarit të tij.

Lexo po ashtu Unitedi ofroi 111 milionë euro për Varanen, por Reali nuk lejoi largimin e tij

Nëse situata do të vazhdojë, Varane do të jetë i përgatitur të marrë në konsideratë një largim – me prioritet Unitedin.

Ndryshe, 25-vjeçari që u shpall kampion bote me Francën, ka 141 paraqitje për Los Blancos dhe ka shënuar dy gola. /Telegrafi/

Exit mobile version