Telegrafi

Varane lëshoi fushën mes lotësh shkaku i lëndimit ndaj Chelseat, rrezikon seriozisht të mungojë në Kupën e Botës

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Raphael Varane ishte në lot pasi pësoi një dëmtim në ndeshjen e sotme (e shtunë) ndaj Chelseat.

Chelsea dhe Unitedi ndanë pikët pas barazimit 1-1 në ndeshjen e javës së 13-të të Ligës Premier, të zhvilluar në Stamford Bridge.

Blutë ishin pafat pasi shënuan gol në minutën e 88-të dhe kur mendohej se morën tri pikë të mëdha, pranuan golin e barazimit në minutën e katërt shtesë.

Megjithatë, edhe më i pafat se Chelsea ishte mbrojtësi francez i Djajve të Kuq, Varane, i cili u detyrua ta lëshoj fushën shkaku i lëndimit.

Varane u dëmtua gjatë një tentative për ndërhyrje ndaj Pierre-Emerick Aubameyang në minutën e 57-të.

 

Ai  mes lotësh lëshoi fushën në minutën e 60-të.

Francezi dukej absolutisht i shqetësuar ndërsa ishte shtrirë në terren dhe tërhoqi fanellën e tij mbi sy, ndërsa shokët e skuadrës e ngushëlluan.

Për fat të mirë, ish-ylli i Real Madridit ishte në gjendje të largohej pa mbikëqyrje me ndihmën e një barele, por Varane nuk duket mirë me Kupën e Botës “Katar 2022” vetëm disa javë larg.

Varane ishte shtylla kryesore për Francën në fitoren e saj në Kupën e Botës 2018, duke luajtur çdo minutë në shtatë ndeshje ndërsa Les Bleus ngritën trofeun për herë të dytë në histori. /Telegrafi/