Bayern Munichu planifikon ta transferojë Rafael Varanen e Real Madridit – bën të ditur Le Parisien.
Qendërmbrojtësi është një prej shënjestrave kryesore të Carlo Ancelottit gjatë këtij afati kalimtar.
Klikoni për të gjitha lajmet nga TRANSFERIMET
Strategu italian e konsideron francezin si një prej mbrojtësve më premtues në Evropë.
Megjithatë, Zinedine Zidane nuk dëshiron ta shesë 23-vjeçarin dhe tashmë i ka njoftuar krerët e klubit që t’i injorojnë ofertat e klubeve të interesuara.
Kjo për faktin se edhe Jose Mourinho e dëshiron atë te Manchester Unitedi. /Telegrafi/