Site icon Telegrafi

Varane ka edhe një motiv shtesë për ta fituar L.K: Futbollisti mund ta kalojë një rekord të Maldinit

Raphael Varane mund të shkruaj emrin në histori të Ligës së Kampionëve.

Francezi me Real Madridin do të takohet të shtunën me Juventusin në kuadër të ligës më elitare evropiane për klube.

Varane 26-vjeçar mund të thyej një rekord të mbajtur prej legjendës së Milanit, Paolo Maldini, transmeton Telegrafi.

Futbollisti mund të bëhet lojtari më i ri në moshë që ka fituar tre herë në karrierë Ligën e Kampionëve.

Maldini gjatë karrierës së vetë ka fituar dy herë garën prestigjioze, po aq sa edhe reprezentuesi francez dhe të dy lojtarët kanë triumfuar me një klub.

Theksojmë se finalja luhet në qytetin uellsian të Cardiffit dhe fillon në ora 20:45. /Telegrafi/

Exit mobile version