Raphael Varane duket se është mjaftuar me kohën e tij te Real Madridi dhe tani po e kërkon largimin.
Sipas asaj që raporton Diario Sport, mbrojtësi francez ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Los Blancos.
Varane është pjesë e gjigantit spanjoll që nga viti 2011, mirëpo tani po shikon një aventurë të re.
Kontrata e tij skadon në vitin 2022, por mbrojtësi qendror po tenton që të gjejë një skuadër të re më së largu në këtë verë.
Natyrisht se me dëshirën e tij për largim, shumë klube të mëdha evropiane do të alarmohen dhe do të kërkojnë nënshkrimin me të.
Manchester United, Chelsea, Bayern Munich dhe Liverpoool, kanë shprehur ndër vite interesim për Varanen ndër vite. /Telegrafi/