Real Madridi është në situatë të vështirë, pasi dy qendërmbrojtësit Raphael Varane dhe Sergio Ramos, janë në dyshim për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Interit që zhvillohet në javën e ardhshme.
Qendërmbrojtësi spanjoll u detyrua ta lëshonte fushën në minutën e 43-të të ndeshjes ndërmjet Spanjës dhe Gjermanisë.
Kapiteni i Realit e ka lënduar muskulin e këmbës së djathtë dhe do të ekzaminohet sërish – bën të ditur El Chiringuito.
Varane po ashtu ishte zëvendësuar në fund të pjesës së parë në takimin ndërmjet Francës dhe Suedisë për shkak të një problemi fizik që akoma nuk është bërë i ditur.
Reali është mysafir i Interit të mërkurën mbrëma (25 nëntor) në Giuseppe Meazza, ndërsa Zinedine Zidane do të shpresojë t’i ketë në dispozicion dy mbrojtësit. /Telegrafi/