Barcelona dhe Real Madrid do të takohen gjatë ditës së nesërme në El Classicon e radhës.
Një ditë para zhvillimit të ndeshjes, trajneri Zinedine Zidane ka marr lajme të mira prej dy lojtarëve të lënduar.
Raphael Varane është stërvitur me ekipin gjatë seancës së mëngjesit dhe pritet të jetë titullarë kundër katalunasve.
Edhe Isco është shëruar prej një dëmtimi të këmbës së djathtë dhe do të jetë me shumë gjasa në bankën rezervë.
Por, trajneri francez nuk do ta ketë në dispozicion mbrojtësin e krahut të djathtë, Dani Carvajalin, i cili do të zëvendësohet prej Nachos apo Lucas Vazquezit.
Përplasja e të dielës do të shënojë takimin e 237-të ndërmjet këtyre dy titanëve, ku Barca ka 92 fitore kundrejt 95 humbjeve dhe 49 barazimeve.
Barca nuk ka fituar në tre ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Madridit (dy humbje dhe një barazim), por triumfoi në ndeshjen e fundit në Santiago Bernabeu.
Takimi mes këtyre dyja skuadrave do të zhvillohet nesër (e diele) në ora 20:45 në Nou Camp. /Telegrafi/