Telegrafi

Varane: Courtois na shpëtoi

Mbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane, ka pranuar se ekipi i tij duhet të bëjë më mirë.

Reali e tejkaloi Rayo Vallecanon me rezultat minimal 1-0 falë një goli të Karim Benzema.

“Ne kemi pasur mundësi që të vrasim këtë lojë në pjesën e parë dhe ne nuk kemi arritur ta bëjmë këtë”.

“Për momentin, ne po krijojmë shumë raste por golat do të vijnë dhe do të jetë sezon i mirë, ne duhet të vuajmë më shumë”.

“Ne e dimë se të fitojmë duhet të vuajmë dhe Courtois na shpëtoi në fund të takimit”.

“Ne jemi të kënaqur për ndeshjen dhe për karakterin e treguar”, u shpreh Varane.

Reali mposhti të shtunën minimalisht Rayo Vallecanon në Bernabeu. /Telegrafi/