Site icon Telegrafi

Varane: Chelsea është një skuadër e rrezikshme dhe e shpejtë – nuk është gjysmëfinale, por finale

Raphael Varane është deklaruar për takimin gjysmëfinale me Chelsea në kuadër të Ligës Kampionëve.

Mbrojtësi francez bëri të ditur se ata e shohin këtë takim si finale dhe se ata janë të përgatitur shumë për këtë sfidë, derisa mbështeten edhe te Eden Hazard, pasi e njeh mjaft mirë ish-skuadrën e tij.

“Nuk e di pse të gjithë i referohen nesër si një ndeshje e parë gjysmëfinale kundër Chelseat. Nga Zidane na është thënë që nesër është një Finale”, ka thënë Varane.

“Ai është mirë, është rikthyer nga lëndimi dhe është i motivuar. Gjë e mirë për të është se ai tashmë e njeh skuadrën e Chelseat, dhe kjo është mirë për ne”.

“Hazardi është shumë i motivuar, një gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve është motivuese për çdokënd, veçanërisht nëse je duke luajtur ndaj ish-klubit tënd”, përfundoi Raphael Varane

“Ata janë një skuadër e plotë dhe mund të krijojnë rrezik në çdo moment të ndeshjes, ata janë të shpejtë dhe të rrezikshëm edhe në lojën në ajër”.

Lexo po ashtu Superliga Evropiane, përjashtimi i mundshëm nga CHL dhe takimi me Chelsean - Zidane i përmbledh të gjitha

“Lodhja? E dimë që ky është një sezon i vështirë. I vështirë është dhe për mua, unë pata kohë në shtëpi duke pushuar nga COVID-19”, shtoi ai.

“Unë kam fituar katër Liga të Kampionëve dhe është një garë që më emocionon tej mase”, ka shtuar më tej francezi. /Telegrafi/

Exit mobile version