Mbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane thuhet se ka rënë dakord për një kontratë pesë-vjeçare me Manchester Unitedin.
Varane ka qenë i lidhur tash e një kohë me klubin anglez, ndërsa tashmë thuhet se ka ardhur edhe marrëveshja.
Sipas mediumit Goal.com, ylli i Real Madridit do të nënshkruajë një kontratë me Unitedin të vlefshme deri në vitin 2026.
Raphael Varane has an agreement in place with Manchester United for a five-year contract at Old Trafford 🤝
However, the two clubs are yet to strike a deal for his transfer.
How good a signing would this be? 👇 pic.twitter.com/Ty2DP6PsBy
— GOAL (@goal) July 22, 2021
Por, Unitedi nuk ka paraqitur ende një ofertë zyrtare për qendërmbrojtësin te Reali, me kontratën e Varanes që përfundon verën e ardhshme.
Me Varanen që kërkon një largim nga Santiago Bernabeu, klubi mbretëror do të detyrohet të fitojë të holla në këtë verë.
Prandaj Djajtë e Kuq mendojnë se kanë avantazhin në negociata dhe janë të lumtur të marrin kohën e tyre me shpresën që Reali do të ulë kërkesat përpara se të mbyllet afati kalimtar.
Duke pasur parasysh respektin e tij për Los Blancos, të cilëve ai iu bashkua si adoleshent në vitin 2011, Varane nuk do të dorëzojë një kërkesë transferimi.
28-vjeçari do të rrisë ndjeshëm pagën e tij në Old Trafford, pasi kishte fituar një pagë prej gjashtë milionë eurosh me Realin në vitet e mëparshme. /Telegrafi/