Vendimi i parë i VAR-it në historinë e Ligës së Kampioneve ndodhi të mërkurën mbrëma, ku Ajaxit iu anulua një gol në mënyrë kontroverse ndaj Real Madridit.
Ndeshja mes Ajaxit dhe Real Madridit u mbyll me rezultat 2-1 në të mirë të spanjollëve.
Ajaxi kaloi në epërsi me golin e Nicolas Tagliaficos pas një gabimi nga Thibaut Courtois, ku nuk e kapi topin dhe goditja e dytë shkoi në rrjetë.
Megjithatë, goli u anulua nga gjyqtari Damir Skomina pasi u përdor VAR-i, ku konsiderohej se Dusan Tadic i Ajaxit ishte në pozitë jashtë loje.
Skominas i mori kohë për t’i vlerësuar pamjet, dhe vendimi ishte i vështirë për t’u bërë, meqë nuk ishte plotësisht e qartë nëse Tadic ishte në rrugë të portierit.
VAR-i në këtë rast u përdor në Ligën e Kampionëve për herë të parë në histori.
Kjo pasi në ndeshjet ku Paris Saint-Germaini e mundi Manchester Unitedin dhe Roma e mposhti Porton, nuk kishte raste kontestuese.
Gjyqtari i njohur spanjoll Juan Andujar Oliver beson se vendimi me VAR ishte i gabuar dhe goli i Nicolas Tagliaficos duhej të pranohej.
https://twitter.com/WozniakV4/status/1095796995787313152
“Sa më shumë i shoh imazhet, aq më shumë duket se është një gol i rregullt”, ka thënë Andujar në Radio MARCA.
“[Dusan] Tadic nuk e pengon [Thibaut] Courtois, ai nuk ka asnjë ndikim”, tha ish- gjyqtari Juan Andújar Oliver. /Telegrafi/