Telegrafi

VAR-i anuloi në mënyrë kontroverse golin e West Hamit ndaj Chelseat, tifozët befasohen nga vendimi

Një ndodhi interesante ka ndodhur mbrëmë (e mërkurë) në derbin londinez mes West Ham Unitedit dhe Chelseat në kuadër të Ligës Premier.

West Hamit i është refuzuar një gol jetik kundër Bluve të mërkurën mbrëma pas rishikimit të VAR-it.

Anulimi i këtij goli erdhi në mënyrë kontroverse nga VAR-i, pasi ky gol u rishikua më shumë se tre minuta.

Tomas Soucek shënoi për 1-0 nga afërsia për epërsinë e ekipit të David Moyes, por gëzimi i tij nuk zgjati.

VAR ndërhyri dhe gjykoi që sulmuesi Michail Antonio ishte në pozitë jashtë loje, teksa ishte i shtrirë.

Tifozët në Twitter kanë reaguar në lidhje me incidentin, si dhe për kohën që iu desh VAR-it për të marrë një vendim.

Komentet e tyre ishin nga më të ndryshmet në rrjetet sociale. /Telegrafi/