Telegrafi

VAR-i anuloi në mënyrë kontroverse golin e fitores së Liverpoolit ndaj Evertonit

Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson mendoi se i dha skuadrës së tij një fitore në minutat shtesë ndaj rivalëve të hidhur të Evertonit, por VAR-i e anuloi golin në mënyrë kontroverse.

Reds barazuan në udhëtim te Evertoni me rezultat 2-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë të Ligës Premier.

Megjithatë, ekipi i drejtuar nga Jurgen Klopp mund ta fitonin ndeshjen në minutat shtesë, por festa dhe tri pikët iu mohuan nga VAR-i.

Lexo po ashtu Nuk ka fitues në derbi, Evertoni dhe Liverpooli ndahen në paqe

Kapiteni Henderson shfrytëzoi për mrekulli një asistim të Sadio Mane në minutat shtesë dhe shënoi për 3-2, gol ky që ia dhuronte fitoren Liverpoolit.

Por, çuditërisht VAR-i vendosi që Mane ishte në pozitën jashtë loje para asitimit dhe gjyqtari Michael Oliver anuloi golin.

Tifozët kanë reaguar ndaj vendimit të gjyqtarit dhe ata mendojnë se Mane dukej në pozitë të rregullt dhe gjithçka po cilësohet kontroverse. /Telegrafi/