Site icon Telegrafi

Vapë edhe përgjatë fundjavës në Kosovë

Moti i nxehtë do të mbajë mbi vendin tonë edhe përgjatë fundjavës, me mundësi për rrebeshe e bubullima gjatë orëve të pasdites. Në pjesën e dytë të javës së ardhshme vjen freskia.

Sipas Prishtina Weather vala e nxehtësisë, që ka përfshirë vendin ditëve të shkuara, do të vijojë edhe përgjatë ditëve të para të korrikut.

Do të ketë më shumë intervale me diell, sidomos orëve të paradites, ndërsa pasdite gjithnjë mbeten kushte për rrebeshe e bubullima, që vende-vende edhe mund të zhvillohen në stuhi me breshër e erë.

Nga pjesa e dytë e javës, masa më të freskëta ajrore depërtojnë mbi rajon, që edhe zbresin temperaturat më afër vlerave mesatare, transmeton Telegrafi.

Të shtunën do të mbajë mot i ngrohtë.  Paradite kryesisht me diell.  Pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima, vende-vende edhe zhvillohen në stuhi me erë e breshër.

Edhe të dielën do të mbajë mot i ngrohtë, pjesërisht vranët orëve të pasdites, me mundësi për zhvillime të rrebesheve me bubullima.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 17C e 20C, e maksimalet në rritje graduale nga 32C e 33C, deri në 35C ditën e mërkurë.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga veriu e verilindja 4-11m/s.

Shtypja atmosferike mbetet lehtë në vlera të larta. /Telegrafi/

e mundësi për rrebeshe e bubullima. Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 17C e 20C, e maksimalet në rritje graduale nga 32C e 33C, deri në 35C ditën e mërkurë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version