Telegrafi

Vapë edhe dy ditë, nga e premtja rënie e temperaturave në Kosovë

Mbi vendin tonë do të vazhdoj të mbajë mot i ngrohtë dhe me vapë edhe gjatë dy ditëve të ardhshme.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK)” të mërkurën pritet të jetë maksimumi i temperaturave gjatë kësaj jave, ku merkuri në termometër parashihet të arrijë deri në 38 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet i lartë, kujdes rrezeve direkte të diellit”.

“Të enjten pasdite nëpër disa territore të kufizuara paraqiten kushte për shi dhe stuhi. Temperaturat minimale  do të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-38 gradë Celsius”, njofton IHMK, përcjell Telegrafi.

“Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i juglindjes. Nga e premtja e tutje përpos rigave të shiut parashihen edhe rënie të temperaturave”, njofton IHMK. /Telegrafi/