Super ylli Kim Kardashian është një personazh shumë i përfolur gjithandej në media.
Shpesh, çdo paraqitje e saj bëhet lajm, ngase 36 vjeçarja nuk heziton që në të shumtën e rasteve të shfaqet provokuese.
Kësaj radhe, ajo arriti të befasojë të gjithë gjatë daljes nga një ndërtesë, ku shfaqej e veshur me një nënkëmishë të bardhë, ndërsa nuk kishte fare jelekë.
Vapa e madhe, e kishte bërë të djersitej super yllin, e cila gjatë daljes nga ndërtesa fshinte djersët, dhe i dallohej gjoksi.
Ajo gjithashtu kishte veshur një palë streçe të ngushta të shkurtra, ngjyrë të zezë, dhe një palë taka që i rrinin bukur. /Telegrafi/