Çështja e lirisë së mediave ka ulur në një tavolinë Kryeministrin Zoran Zaev, ish-ndërmjetësuesin belg, Peter Vanhoutte, dhe kryetarin e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Naser Selmani, njofton Telegrafi Maqedoni.
Siç bëjnë të ditur nga Kryeministria, në takim është shprehur pajtimi i përbashkët se mediat janë ndër shtyllat më të rëndësishme të një shoqërie demokratike.
Selmani dhe Vanhoutte kanë përshëndetur nismat e Kryeministrit Zaev dhe Qeverisë për reforma në media që të jenë ndër më parësoret e proceseve reformuese./Telegrafi/