Telegrafi

Vanhoutte: Ndryshimi i regjimit përmes zgjedhjeve nuk është më opsion

Eksperti belg dhe lehtësues i BE-së në Maqedoni Peter Vanhoutte të dielën, më 27 mars i përfundon mandati i ndërmjetësit të Bashkimit Evropian në Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në një bisedë për Deutsche Welle, Vanhoutte tha se ishte tronditur nga atmosfera e frikës në vend dhe beson se zgjedhjet nuk do ta ndryshojnë asgjë VMRO-DPMNE-në,  dhe tha se në të gjitha pjesët e shoqërisë nuk lejohet mendimi i lirë kritik.

I pyetur nëse Maqedonia është e gatshme për zgjedhjet më 5 qershor, Vanhaute tha:

“Maqedonia më është e qartë se nuk është gati për zgjedhje. Në kushtet e zgjidhjes së konfliktit, ju duhet së pari të zgjidhni të gjitha problemet kyçe dhe kthimin e vendit në demokraci normale dhe funksionale.

Vanhoutte ishte tronditur nga numri i madh i njerëzve në paraburgim vetëm për shkak se janë kundër qeverisë ose kanë refuzuar të pranojnë rregullat e saj.

I tronditur edhe nga cilësia e dobët e arsimit, ku fëmijët mësojnë se disa njerëz duhet të mësojnë historinë e falsifikuar.

“Ndryshimi i regjimit me anë të zgjedhjeve nuk është më një opsion. Mbështetja ndërkombëtare është alternativa e vetme, dhe veprimi urgjent është i nevojshëm.

Ky veprim duhet të rezultojë në krijimin e një qeverie ad hoc teknike për të paktën 2-3 vjet, kohë të nevojshme për të zgjidhur problemet e shumta në menaxhimin financiar, gjyqësor, arsim dhe medias, që vendi përballet me pengesa’’, tha Vanhoutte. /Telegrafi/