Ndërmjetësuesi belg, Peter Vanhoutte, në ditën ndërkombëtare të poezisë, ka vazhduar me ironizimin e tij ndaj situatës së tanishme politike në vend, por kësaj radhe me një poezi, njofton Telegrafi Maqedoni.
Më posht keni vargjet e Vanhoutte:
Për 1000 denarë dhe një hamburger
Javën që shkoi,
e shitët lirinë tonë
për 1000 denarë dhe një hamburger.
Sepse ata u kërcënuan juve,
Ua vodhën privatësinë
dhe u shantazhuan:
”S’ka punë nëse nuk bashkohesh
për 1000 denarë dhe një hamburger”.
Dhe përmes dritareve të hapura,
Ndëgjoj fëmijët
Duke mësuar se,
në këtë vend
njerëzit nuk janë më të barabartë,
dhe dëgjoj një zë të ngrysur që ligjëron
histori të fabrikuar
për 1000 denarë dhe një hamburger.
I fshehur në qytet,
Duke ndejtur në diell
Nuhas një pranverë të hershme
Shoh në sytë e juaj
dhe kuptoj:
Ndryshimi është në ajr./Telegrafi/