Telegrafi

Vanhoutte: I dua zgjedhjet, mund të votoj 5 herë brenda të njëjtës ditë (Cicërimë)

Ndërmjetësi evropian, Peter Vanhoutte njihet si personi që më së shumti ka ndihmuar në marrëveshjen e Përzhinos, por ai përsëri nuk ka hezituar që të ironizoj zhvillimet e fundit në Maqedoni me publikimin e fotografive të maceve, njofton Telegrafi.

Vanhoutte në ‘serialin’ e tij të fotografive të maceve, mbrëmë përsëri ka publikuar një fotografi ironizuese për zhvillimet politike në vend me një mbishkrim: ‘I dua zgjedhjet, mund të votoj 5 herë brenda të njëjtës ditë’, shkruan Vanhoutte në rrjetet sociale. /Telegrafi/