Ish ndërmjetësuesi belg i BE-së Peter Vanhoutte, në negociatat tashmë të dështuara midis qeverisë dhe opozitës ka ‘cicërruar’ në profilin e tij zyrtar në Twitter. Kësaj rradhe postimi i tij lidhet me vendimin e presidentit të Maqedonisë, Ivanov, transmeton Telegrafi i Maqedonisë.
Në ‘cicërrimin’ ai tij shkruan: Zotëri president, zgjidhja është shumë e thjeshtë. Më lejoni të ju ndihmojë: ‘Shtypni butonin ‘Delete’ dhe të gjithë faljet (e politikanëve) do të zhduken’.
Siç lexohet, ky postim ka ardhur si shenjë pakënaqësie nga Vanhoutte për mos tërheqjen e vendimit për falje të politikanëve të caktuar në Maqedoni nga kryetari Ivanov, pa procedurë gjyqësore. /Telegrafi/
Mr. President, the solution is very simple. Let me help you: pic.twitter.com/HsHTT44Jkm
— Peter Vanhoutte (@peter_vanhoutte) April 22, 2016