Më 26 janar të këtij viti, legjenda e NBA, Kobe Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare, Gianna bashkë me shtatë persona të tjerë humbën jetën tragjikisht në një aksident me helikopter.
Në bazë të raportimeve, helikopteri i tyre qëndroi për disa minuta në mjegull, duke u rrëzuar më pas në Los Angeles.
Vdekja e papritur e Kobe dhe vajzës së tij tronditi mbarë botën, teksa bashkëshortja e Kobe, Vanessa Bryant ka vendosur të merret me çështjen.
E njëjta bëhet e ditur se ka hedhur në gjyq kompaninë e helikopterit ku fluturonte Kobe dhe e bija e tij.
Në Gjykatën e Lartë të Los Angeles, ajo ka dërguar një padi prej 72 faqesh, ku akuzon kompaninë “Islan Express” për neglizhencë.
Vanessa pretendon të marrë një dëmshpërblim prej kompanisë dhe kjo e fundit të ndëshkohet ekonomikisht.
Ajo është shprehur se piloti po i jepte helikopterit me shpejtësi 180km/h në kushte të pafavorshme të motit dhe ka akuzuar kompaninë se nuk duhet ta kishte lejuar ngritjen e helikopterit.
Kjo padi është regjistruar vetëm pak orë para se njerëzit të mblidheshin për të mbajtur homazhe në “Staples Center” në Los Angeles.
Ndërkohë, gruaja e tij, Vanessa, miqtë e ngushtë Michael Jordan dhe Jimmy Kimmel prekën të gjithë me fjalimet emocionale të tyre.
Në ceremoninë përkujtimore të Kobe dhe Gianna nuk duhet humbuar as performancat e Beyonce, Alicia Keys dhe Christina Aguilera. /Telegrafi/