Penza mundi Bashkimin 85-64 në ndeshjen e tretë të ‘play-offit’ në gjysmëfinalen e tretë, duke u kualifikuar në finale.
Një ndër basketbollistet më të mira në parket te skuadra pejane ishte Vanesa Bojku. 18-vjeçarja ndaj Bashkimit kishte nëntë pikë, katër kërcime, një asistim, një top të vjedhur dhe një bllokadë.
Ajo luajti 25 minuta në sfidën e tretë të ‘play-offit’, duke arsyetuar plotësisht besimin e trajnerit, që gjithnjë e më shumë po i jep minuta në parket.
Bojku është 18 vjeçare, ndërsa ka qenë pjesë e grupmoshave të Kosovës dhe shihet si një basketbolliste me të ardhme të ndritur.
Vanesa është një basketbolliste mjaft e talentuar, por edhe luftarake. Këtë po e dëshmon në çdo ndeshje që i jepet hapësirë.