Shtabi zgjedhor i Partisë së re Social-Demokrate (PRSD) në komunën Aerodrom në qendrën tregtare ”Biser” ka qenë cak i vandalizmit që ndërlidhet me zgjedhjet e 11 dhjetorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas përmbajtjes së vandalizmit, akti duhet të jetë kryer nga simpatizantë të partisë në pushtet, OBRM-PDUKM-së. Ndërkaq PRSD-ja thotë se kjo dëshmon se partinë në pushtet e ka kapur paniku para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit.
Më tej, PRSD-ja deklaron se ky akt nuk do t’i frikësojë, e as pengojë në rrugën për mposhtjen e OBRM-PDUKM-së. Përndryshe, rasti është paraqitur edhe në MPB./Telegrafi/