Telegrafi

Van Persien e dëshiron kjo skuadër angleze

Robin Van Persie pritet të rikthehet në elitën e futbollit anglez.

Sulmuesi i njohur holandez vitin e kaluar është transferuar në kampionatin turk tek skuadra e Fenerbahces.

Por aventura e tij nuk ka shkuar ashtu siç pritej pasi ka dështuar të tregojë atë që pritej.

Por mund të ndodhë një rikthim i madh i tij në Ligën Premier, pasi skuadra e rikthyer në elitë Middlesbrough ka shprehur dëshirë për transferimin e tij.

Van Persie pritet të zgjedhë mes njërën nga M’Brough apo West Ham United, ndërsa Fenerbahce është shprehur e hapur për shitjen e tij. /Telegrafi/