Telegrafi

Van Nistelrooy: Lukaku, blerje e qëlluar nga Unitedi

Legjenda e Manchester Unitedit, Ruud van Nistelrooy është i impresionuar nga nënshkrimi i ri i klubit, Romelu Lukaku.

Van Nistelrooy mendon se Lukaku do të tregojë vetëm tek Djajtë e Kuq, pasi shkëlqeu më parë në Everton, duke nga 25 e më shumë gola në secilën prej dy sezoneve të fundit, por sipas tij belgu duhet të bëj edhe një hap para në anën mendore.

Lexo po ashtu Tri opsionet e sulmit të Man Unitedit me Lukakun në formacion (Foto)

“Epo, ai është treguar në Everton, sfida e tij tani është të bëjë një hap tjetër dhe të tregojë veten edhe në klubin e tij të ri. Një hap mendor, gjithashtu”, ka thënë fillimisht Van Nistelrooy për ManUtd.com.

“Presioni është i ndryshëm, kështu që nëse ai është i aftë të merret me këtë, unë nuk mund të shoh ndonjë problem”, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Dhjetë transferimet më të shtrenjta në histori të Man Unitedit, Lukaku bëhet i dyti (Foto)

“Unë gjithashtu mendoj se ka lojtarë më të mirë rreth tij që do të ndihmojnë dhe mendoj se ai do të përshtatet me të vërtetë mirë”.

“Shpresoj se ai do të arrij kulmin e tij tani. Nga këndvështrimi i klubit, është koha e përkryer për të nënshkruar me atë”.

“Gjatë gjashtë, shtatë apo tetë viteve të ardhshme, United do të shpresojë të ketë një qendërsulmues të shkëlqyeshëm si Romelu Lukaku”, përfundoi sulmuesi holandez. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Lukaku më i shtrenjti në histori nga sulmuesit e Manchester Unitedit – A do të mund t’i sfidojë këta 10 legjenda që shkruan historinë me fanellën e kuqe (Foto)