Site icon Telegrafi

Van Gaal zbulon 10 objektivat e mëdha që dështoi t’i transferojë te Manchester Unitedi

Louis van Gaal ka zbuluar se Robert Lewandowski, Neymar, Sadio Mane, Riyad Mahrez dhe James Milner ishin ndër emrat kryesorë që  ai u përpoq të transferonte te Manchester Unitedi gjatë kohës së tij në Old Trafford.

Taktikut holandez mori drejtimin e Djajve të Kuq në verën e 2014, me gjigandët anglezë që iu kthyen një trajneri të dëshmuar pas eksperimentit të dështuar me David Moyes.

Van Gaal mbërriti në Angli me ambicie të mëdha dhe donte që kjo të pasqyrohej nga klubi në biznesin e tyre të transferimeve, por ai përfundoi duke u zhgënjyer pothuajse në çdo rrugë të eksploruar.

Është vet holandezi që ka zbuluar dhjetë emra yjesh të cilët kërkoi t’i transferonte gjatë kohës së tij në Old Trafford.

“Unë e dëshiroja Robert Lewandowskin, por kur kjo doli të ishte vështirë dhe u përpoqa të marr Gonzalo Higuain në vend të tij”, ka thënë fillimisht Van Gaal për FourFourTwo.

“Para se të mbërrija, unë gjithashtu fola me bordin për Neymar. Nëse jeni në United, duhet të mendoni shumë. Ai ishte gjithashtu interesant për klubin në lidhje me shitjen e fanellave, dhe unë doja të kisha anësorë të shpejtë. Për këtë arsye, unë gjithashtu u përpoqa të marrë Sadio Mane dhe Riyad Mahrez”.

“Thomas Muller ishte në listën time të dëshirave, dhe në mesfushën qendrore unë doja N’Golo Kante. Unë madje u përpoqa të nënshkruaj me James Milner, i cili ishte tashmë mjaft i moshuar, por shumë multi-funksional dhe zotëronte aftësi lideri”.

“Për mbrojtjen, unë doja Sergio Ramos dhe Mats Hummels, sepse mbrojtja jonë nuk ishte e fortë në ndërtimin e lojës nga mbrapa”.

“Ata ishin shënjestrat e mia kryesore, por ne nuk mund të merrnim asnjë prej tyre. Nuk e di pse, pasi si menaxher nuk isha i përfshirë në ndonjë negociatë”.

“Pasi u largova, lojtarë si Mahrez dhe Kante përfunduan në Manchester City dhe Chelsea, ndërsa Unitedi nuk mund t’i merrte. E pashë atë si shumë të çuditshme”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/

Exit mobile version