Menaxheri i Manchester United, Louis Van Gaal, ka shpërndarë një sërë lëvdatash pas barazimit ndaj West Hamit në fund të takimit të zhvilluar në Old Trafford.
United shënoi golin e barazimit që siguroi vazhdimet për Djajtë e Kuq ndaj West Hamit, pas një supergoli të realizuar nga Payet më herët.
“Jam i kënaqur me lojtarët sepse ishte një javë e vështirë, një javë e fëlliqtë. Mendoj se rezultati ndaj West Hamit ishte i mirë në këtë javë të stërngarkuar”.
“Duhet të komplimentoj ekipin, sepse ishin mentalisht të goditur pas ndeshjes ndaj Liverpoolit”.
“Këtë sezon kemi qenë shumë të pa fat, sidomos me vendimet e gjyqtarëve”, potencoi Van Gaal. /Telegrafi/